Ronaldo ishte fiksuar prej kohësh për të shkuar te Juventusi!

Kristiano Ronaldo te Juventusi, “martesë” që po ecën për mrekulli dhe dashuria paska lindur që para një viti, shumë kohë më parë se të nisnin bisedimet zyrtare për transferimin e portugezit nga Reali te Juventusi.

Agjenti i yllit portugez, Zhorzh Mendesh, ka zbuluar një prapaskenë interesante, duke folur për mediat italiane gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit Golden Boy nga Tuttosport, ku Mendesh është nderuar me çmimin “Agjenti më i mirë europian”.

“Në janar Kristiano më tha se dëshironte të luante te Juventusi. I thashë që ishte shumë e vështirë, por në jetë nuk ka asgjë të pamundur”, tha Mendesh.

“Me rastin e sfidës në Champions League mes Realit e Juves u zhvillua takimi i parë me drejtuesit bardhezinj. Më pas disa biseda në telefon dhe gjithçka u bë e mundur. Meritën e kanë Juventusi dhe presidenti Anjeli, i cili vendosi të besonte totalisht te Ronaldo.

“Florentino Perez? Gjithçka normale, do thosha. Juve donte lojtarin dhe pas 2-3 muajsh bisedime, arriti ta merrte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *