Ronaldo injoron ftesën e Perez, Mesi ende në dilemë

Plani i Florentino Perez për të bashkuar Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin në tribunën “vip” të “Santiago Benabeut” ka dështuar. Presidenti i Real Madrid dëshironte të shikonte përballjen midis River Plejt dhe Boka Zhuniors në praninë  e dy yjeve të futbollit Botëror, por ylli portugez e ka refuzuar këtë ofertë.

Sipas “AS”, Ronaldo e ka justifikuar këtë vendim me faktin se ai ka pak kohë që ka ikur nga Real Madrid dhe dëshira e tij për t’u larguar nga Real Madrid erdhi si një lajm i papritur për shumë vetë në klubin madrilen.

Mbetet parë t’u parë se cili do të jetë vendimi i Lionel Mesit. “Pleshti” ndonëse, argjentinas nuk është tifoz i asnjë prej skuadrave finaliste të Kupës Libertadores. Ekipi i zemrës i sulmuesit të Barcelonës është skuadra e qytetit të tij të fëmijërisë Newell Old Boys.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *