Ronaldo i jep shkëputjen Juventusit nga Interi, trajneri i Barcelonës debuton me fitore

Juventusi ka arritur të fitojë ndaj Parmës me rezultatin 2-1, duke përfituar nga gabimi i Interit ndaj Leçes. Dopieta e Kristiano Ronaldos ka mjaftuar për të shkëputur diferencën në 4 pikë, që është më e larta në këto kohë të fundit mes bardhezinjëve dhe Interit.

Ndërkohë trajneri i ri, Setien, ka debutuar me fitore te Barcelona. Katalanasit kanë fituar me rezultatin 1-0 ndaj Granadas, në një ndeshje që nuk ka qenë aspak e lehtë. Por goli i Mesit pas disa kombinimeve të bukura në zonë ka mjaftuar për marrë tre pikët e para në këtë epokë të re. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/footbazz/status/1219009955866599425