Ronaldo gol dhe Reali mbetet në majën e botës

Qarku mbyllet, Reali i Madridit përpin edhe Kupën e Botës për klube, duke mbyllur një vit të artë, me 5 trofe, viti më i mirë në historinë e vet, në aspektin e shifrave. Në Abu Dhabi, kundër Gremios që u bë “bunker” në mbrojtje, Reali priti me qetësi momentin dhe në minutën e 53-të Ronaldo shënoi golin e fitores 1-0.

Portugezi ishte sërish vendimtar, si në kohërat e arta, shenjë se di ta administrojë shumë mirë veten, edhe pse flitet gjithnjë e më shumë për largim, me Realin që dëshiron Nejmarin.

Ndeshje e shkëlqyer e Ronaldos, por edhe Varan në mbrojtje e Modriç në mesfushë ishin fenomenalë.

Gremio, kampion i Amerikës së Jugut, bëri shumë pak për të merituar trofeun dhe që në, por vendoset mirë në fushë dhe mbrohet me kujdes të jashtëzakonshëm. Edhe pas golit të Ronaldos, Gremio nuk ndryshoi asgjë në lojën e vet, ndërsa Reali u çlirua dhe komandoi lojën, me një Modriç fantastik, ndërkohë që portieri brazilian Grohe evitoi disfatën e thellë.

57 vite pas suksesit të parë botëror, Reali e çon në 6 numrin e trofeve dhe asnjë klub tjetër në Europë nuk i afrohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *