Ronaldo gati për derbin: Jam i qetë, fitojmë ne!

Juventus mori një humbje befasuese në mesjavë ndaj zviceranëve të Jang Bojs, ku pësoi një disfatë 2-1. Gjithsesi, ishte diçka që nuk ndikoi në ecurinë e bardhezinjve, pasi vendi i parë në grup nuk u cenua. Tani, ekipi i Alegrit ka përpara derbin ndaj Torinos, një sfidë mjaft delikate, e cila gjithmonë është e luftuar.

Debutues në këtë derbi është pikërisht Kristiano Ronaldo. Portugezi ka folur në kuadër të sfidës për “Tuttosport” dhe ka theksuar që është një sfidë që kërkon impenjim dhe fitorja është i vetmi objektiv. Gjithashtu, ylli i Juventusit ka zbuluar dhe dy sfidat që tifozët e “zonjës së vjetër” nuk duan kurrë t’i humbasin.

“Kam mësuar se tifozët e Juventusit refuzojnë të humbasin dy ndeshje: ndaj Interit dhe ndaj Torinos. Humbja është gjithmonë diçka e keqe dhe nuk e pëlqej aspak. Derbi është gjithmonë një rast i madh, kështu që na duhet të fitojmë. Jam i qetë, sepse e di potencialin e kësaj skuadre. Në ndeshje në vijim, kemi disa sfida të rëndësishme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *