Ronaldo flet për tërheqjen nga futbolli: Kush e di se çfarë ndodh pas 1 ose 2 vitesh

Kristiano Ronaldo vazhdon të luajë në formën e tij më të mirë, pavarësisht moshës që tashmë nuk flet më në favorin e portugezit. Në një intervistë të fundit për “Sport Bible”, sulmuesi i Juventusit është shprehur se ka filluar të mendojë edhe për procesin e tërheqjes nga futbolli.

Pavarësisht se adhurohet në numër të lartë nga tifozët e futbollit, por herët a vonë, ky vendim duhet të merret. Kështu, portugezi lë gjithçka të hapur duke u shprehur se askush nuk e di se çfarë do të ndodh pas një ose dy vitesh.

“E dua ende futbollin. I dua tifozët që argëtohen me Kristiano Ronaldon. Por në pesë vitet e fundit kam filluar të shoh procesin që më lë jashtë futbollit të luajtur. Prandaj, kush e di se çfarë do të ndodh pas një ose dy viti?/Sport Ekspres/