Ronaldo, Fenomeni apo Ronaldinjo, Kaka bën zgjedhjen e tij

Braziliani Kaka është një ndër të paktit futbollistë që ka pasur luksin të luajë me Ronaldo Fenomenin, Ronaldinjon dhe Kristiano Ronaldon. Fantazisit, i pyetur së fundmi se kash nga lojtarët që ai ka luajtur me të është i miri, nuk nguron që të japë mendimin e tij.

Fenomeni, sipasa Kakasë, është i jashtëzakonshëm, edhe pse nuk lë jashtë vëmendjes dhe Ronaldon e Ronaldinjon, të cilët po ashtu janë lojtarë fantastik. Braziliani tregon dhe arsyen se pse e sheh ish-shokun e tij të Kombëtares.

“Unë do të zgjedh Ronaldo Fenomenin, pasi më ka bërë shumë përshtypje mënyra se sa shpejt ai mendonte në lojë por dhe vepronte. Kristiano dhe Ronaldinjo jamë lojtarë të mrekullueshëm, por kur shikoja Fenomenin pyesja veten se si mund t’i bënte ato lëvizje më fushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *