Ronaldo: E vështirë me këtë rival, krenar për golin historik

Juventusi nuk ndalet më dhe as derbi i vuajtur ndaj Torinos nuk ia ka ulur ritmin e çmendur.
Goli vendimtar u shënua nga Kristiano Ronaldo, sërish vendimtar, këtë radhë me penallti.

Goli i tij vlejti 3 pikë dhe pak histori, sepse ishte goli numër 5000 i Juventusit në Serinë A, diçka që nuk e kishte bërë asnjë klub deri tani në futbollin italian.

Pas ndeshjes Ronaldo komentoi suksesin, duke folur për platformën DAZN, që transmetoi ndeshjen. Për Ronaldon ishte ndeshja e gjashtë rresht në transfertë në të cilën gjen golin. 

“Ishte një ndeshje e ndërlikuar, fushë e vështirë dhe kundërshtar mjaft luftarak. Besoj se luajtëm mirë, duke e merituar fitoren.

“Goli numër 5000? Jam i kënaqur dhe krenar, por rëndësi ka që ndihmova skuadrën. Ikazo u tregua i zoti dhe e nuhati nga do gjuaja, por topi hyri dhe jam i kënaqur, sepse ishte goli që vlejti fitoren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *