Ronaldo e tepron, ofendon trajnerin

0

Që Kristiano Ronaldo është një lojtar i madh, askush nuk e vë në dyshim, por që ka disa vese që e bëjnë antipatik për shumë njerëz, edhe kjo dihet.

Dje Reali i Madridit arriti një fitore tepër të rëndësishme në Bilbao, por Ronaldo u bë protagonist negativ në fund të një takimi ku u tregua perfekt, duke dhënë asistent e dy golave të Realit.

Në minutën e 72-të trajneri Zinedin Zidan urdhëroi që Ronaldo të zëvendësohej, por reagimi i portugezit ishte befasues, edhe pse nga ai në fakt pritet një gjë e tillë, pasi nuk e ka me qejf të zëvendësohet.

“Pse mua? Ik pirdhu!”, tha nëpër dhëmbë Ronaldo, i nervozuar edhe për faktin se shpresonte të shënonte, në një stadium ku nuk ka shënuar kurrë.

Gjithashtu, Ronaldo u paraqit më mirë se Bejl, por uellsiani nuk u ndërrua dhe pas ndeshjes u pa me qese akulli në të dyja këmbët.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image