Ronaldo e “sakatoi”, Sorrentino e merr me humor

Stefano Sorrentino kreu një ndër ndeshjet më të mira të karrierës së tij. Portieri 39-vjeçari u bë “ferr” për sulmuesit e Juventusit me pritjet e tij. Por, nuk ishte e thënë që Sorrentino t’i gëzohej qoftë edhe një pikë. Një përplasje me Ronaldon në minutat e fundit të takimit, e nxorri jashtë fushe dhe pak minuta më vonë “Zonja e Vjetër” gjeti avantazhin në limite.

Frakturë në hundë dhe dëmtim i lehtë i shpatullës, Sorrentino nuk ia hodhi dot lehtë ndeshjes së të shtunës, por italiani nuk harron të shfrytëzojë këtë “fatkeqësi” për të bërë një shaka me Ronaldo. “Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse. Dhe dje i shkuam pranë mrekullisë: ndërsa Kristiano më palosi me një goditje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *