Ronaldo e mund Mesin edhe në bankë

0

Viti 2016 ka qenë viti i Kristiano Ronaldos: kampion Europe me Realin, kampion Europe me Portugalinë, Top i Artë.

Tani del në dritë edhe një e dhënë tjetër që konfirmon momentin e artë të portugezit.

Sipas France Football, që ka përpiluar listën e futbollistëve më paguar për sezonin aktual, Ronaldo është mbreti, duke lënë pas Mesin, Nejmarin, Bejlin dhe surprizë… Lavecin.

Ronaldo ka fituar 87 milionë euro këtë sezon, mes pagës, bonuseve dhe reklamave gjatë sezonit, ndërsa Mesi ka arkëtuar 76 milionë euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave A Reply

Your email address will not be published.