Ronaldo e ka inatin me tifozët e Atletikos: Unë kam 5 Champions!

Kristiano Ronaldo bëri shumë pak në fushë për të ndihmuar Juven të shmangte humbjen ndaj Atletikos, ndërkohë që duket se i ka mbetur ora, sepse gjatë ndeshjes dhe pas saj e kishte mendjen te ngacmimet me tifozët e Atletikos, rivalët e egër të qytetit që deri vjet ishte i tij.

Gjatë ndeshjes Ronaldo u bëri shenjë me dorë tifozëve, duke u thënë “Unë kam 5”, me siguri për Champions League. Portugezi reagoi pasi nga tribunat po vërshonin sharjet drejt tij.

Nervozizmi për humbjen e shtoi mllefin e Ronaldos, i cili pas ndeshjes, duke dalë nga stadiumi  tha për gazetarët: “Unë kam 5 Champions, ata asnjë. Do ta shohim kush do kualifikohet”. Sikurse dihet, Juventusi u mposht me rezultatin 2-0 nga Atletiko në ndeshjen e parë dhe në kthim do të ketë një mision të vështirë.

Kjo edhe për shkak të stilit të lojës që aplikojnë spanjollët. Simeone me siguri do të rreshtojë një “bunker” në Torino, por dihet që një gol i Juventusit do ta hapte çështjen e kluafikimit, ashtu sikurse një gol i Atletikos do e kthente gjithçka në mision të pamundur për Juventusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *