Ronaldo e fiton edhe një duel me Leo Mesin

Kristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë që arrin 100 fitore në Champions League, duke mposhtur në këtë garë rivalin e vjetër Leo Mesi.

Fitorja 1-0 që Juventusi arriti këtë të martë ndaj Valencias në Torino i siguroi kualifikimin skuadrës bardhezi për të pestin vit rresht, duke vendosur një rekord të ri për klubin torinez.

Ishte një natë e paharrueshme edhe për Ronaldon, i cili regjistroi fitoren e 100-të në kompeticionin të cilin e ka fituar 5 herë.

Ish-yilli i Man Utd dhe Real Madrid e ka fituar Champions League me të dy ish-klubet e tij dhe tashmë synon të ruajë këtë ecuri perfekte edhe me Juven.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *