Ronaldo, drejt rinovimit me pagë 30 mln euro/vit

0

Kristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madridi. Edhe pse është raportuar se ylli portugez po mendon të rikthehet në Angli te Mançester Junajtid, skuadra ku u bë një yll i futbollit botëror, mendimet e tij janë për të vazhduar aventurën si madrilen, aty ku ka fituar gjithçka.

“Daily Mail” raporton se Ronaldo është afër rinovimit të kontratës me “Los Blancos” dhe paga e tij do të jetë 30 mln euro në vit. Po, më pak se Nejmar apo Karlos Tevez, por Kristiano nuk është më një djalosh i ri dhe nuk po luan në Kinë. Ai dhe klubi janë në bisedime për rinovimin e kontratës dhe mendohet që gjithçka do të mbyllet brenda vitit 2017.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here