Ronaldo drejt largimit, tani nuk e duan as tifozët

0

Kristiano Ronaldo mund të largohet nga Reali i Madridit dhe për këtë fajin nuk e ka askush tjetër përveç tij. Tifozët madrilenë duket se nuk besojnë më te portugezi, i cili ka krijuar një krisje në Madrid.

Gazeta spanjolle “AS” dje ka publikuar një sondazh me pyetjen “Ronaldo duhet të qëndrojë apo të largohet nga Reali?”. Vota e shumicës së tifozëve të bardhë, 58%, është kundër qëndrimit të 5-herë fituesit të “Topit të Artë” në “Santiago Bernabeu”. Rezultat edhe më të thellë kundër Kristianos ka publikuar “Diario Gol”, sipas të cilit 32-vjeçarin nuk e duan 67.5%.

Duhet theksuar se kjo nuk është një njësi matëse, sepse mediet kanë edhe synimet e tyre. Pra, këto janë përgjigjet e një grupi të përzgjedhurish, jo të shumicës së komentuesve, prandaj ky sondazh nuk është një burim 100% i saktë pasqyrues i mendimit të tifozëve.

Arsyeja kryesore pse ata kanë humbur durimin me portugezin është se Ronaldo ka rihapur çështjen e një transferimi te Mançester Junajtid, aty nga ku është transferuar për 94 mln euro disa vite më parë. Lajmi se ai dëshiron t’i japë fund aventurës te “Galaktikët” ka ngjallur interesimin e klubeve të tjera evropiane dhe ndoshta në verë do të shohim një largim përfundimtar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.