Ronaldo: Do jetë viti i madh i Juves, nuk kemi probleme

Pas humbjes me Atalantën, Juventusi u ndal nga Parma duke pësuar sasish 3 gola. Ronaldo realizoi 2 herë, por kjo nuk i mjaftoi bardhezinjve për të marrë pikët e plota nga ky takim. Portugezi foli pas ndeshjes, duke treguar se skuadra nuk ka probleme, madje shton se është i bindur se ky do të jetë viti i Juves.

Sa i përket ndeshjes me Parmën, sulmuesi thekson se kundërshtari i vuri në vështirësi vetëm nga disa gabime në mbrojtje, por në anën tjetër pajtohet me rezultatin, duke kujtuar se futbolli i tillë është.

“Ky është futbolli, Jam i lumtur që zhvilluam një lojë të mirë edhe pse në fund nuk arritëm dot që të merrnim maksimumin nga ky takim. Skuadra zhvilloi një pjesë të parë mjaft të mirë. Kundërshtari shënoi vetëm nga pakujdesia dhe gabime tona, duke mos na vënë seriozisht në rrezik”.

“Nuk mund të them se rezultatet e fundit janë nga ngarkesa fizike, por vetëm nga disa gabime. Jam i bindur se do të përmirësohemi akoma dhe më  shumë dhe nuk shoh që të kemi ndonjë problem për t’u shqetësuar.  Jam i sigurt se ky do të jetë viti i madh për Juventusin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *