Ronaldo: Do jemi ne të parët, Junajtid nuk e meritoi fitoren!

Kristiano Ronaldo nuk e ka nisur mirë aventurën e tij në Champions me Juventusin, pasi në ndeshjen me Valencian u ndëshkua me të kuqe, në takimin me Mançhester Junajtid skuadrës nuk i vlejti as goli i mrekullueshëm i 33-vjeçarin. Ishte një sfidë e veçantë për portugezin, i cili luante ndaj ish-skuadrës së tij, megjithatë në fundin e ndeshjes ai u shpreh se “djajtë e kuq” nuk bënë asgjë për ta merituar fitoren.

“Liga e Kampionëve është shumë e veçantë dhe në asnjë moment nuk duhet ta humbasësh përqendrimin, pasi mund të ndodhë gjithçka. Ne e dominuam këtë ndeshje dhe patëm disa herë mundësinë për ta mbyllur takimin. Mançesteri nuk bëri asgjë që ta meritonte fitoren. Mund të them se ishte një dhuratë nga ana jonë. Unë jam i sigurt se do të jemi ne në krye të grupit në fund”.

“Mund të them se na mungoi dhe fati pak. Nuk është asnjëherë mirë që të humbasësh, por mund të ketë qenë momenti i duhur për të marrë një humbje. E rëndësishme është që të ngremë kokën dhe të shohim para”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *