Ronaldo dhe modeli i shëmtuar i flokëve në Botërorin 2002, ja pse!

0

Viti 2002, Kupa e Botës: Brazili doli kampion bote, me një Ronaldo të çuditshëm, pasi sulmuesi e luajti Botërorin me një model flokësh qesharak.
Megjithatë, fitoi Botërorin si protagonist dhe kush e vret mendjen për flokët…
Tani vetë Ronaldo rrëfen arsyen ose i preu ashtu flokët dhe është një shpjegim i thjeshtë, por gjenial: “Para Botërorit kisha një dëmtim në rrëzën e kofshës dhe mediat po e bënin të madhe. Kisha frikë se do të isha vetëm në 60% dhe kundërshtarët do ta kuptonin, ndaj mendova atë model flokësh. Pati sukses, sepse sa e panë, të gjithë u morën me modelin e shëmtuar të flokëve dhe u harrua historia e dëmtimit”.
Thjesht, Fenomeni!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here