Ronaldo dhe kërcënimi me largim, për të marrë një rinovim absurd?

“Ishte e bukur të luaja në Madrid”. Mjaftoi kjo deklaratë e Kristiano Ronaldos pas finales së Champions League kundër Liverpulit që mediat botërore të merreshin me Kristiano Ronaldon me shumë se me ndeshjen kundër The Reds.

Ronaldo do largohet? Si do largohet? Ku do shkojë? Pse do largohet?

Pyetje pa fund, që mundohen çdo ditë t’u japin përgjigje mediat në Spanjë, ndërsa sot El Confidencial ka dalë me një lajm bombë.

Sipas gazetës spanjolle, gjithçka është presion nga Ronaldo për të përfituar një kontratë të re dhe me pagë më të lartë se rivalët e mëdhenj Mesi e Nejmar.

Problemi është se Ronaldo kërkon rinovim 3-vjeçar, me 50 milionë euro neto në sezon! Bëhet fjalë për 80 milionë euro bruto, 240 milionë shpenzimi total për Realin për tre vite, a ka shans të ndodhë diçka e tillë?

Ronaldo është aktualisht me i paguari te Reali, me 21 milionë euro në sezon, ndaj kërkesa e tij duket absurde, por jemi në futbollin e çmendur të shekullit të 21-të, ku çdo vit ndodh diçka që dukej e pamundur një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *