Ronaldo-Bejl, miqësia ndërpritet… në gjysmëfinale

0

Bashkë duke ngritur Champions League dy herë, duke festuar, duke shënuar gola pambarimisht për Real Madridin. Këtë herë, do të jenë kundër. Këtë herë, është diçka krejt ndryshe. Garet Bejl kundër Kristiano Ronaldos. Dy miqtë armiq për një mbrëmje. E ndërsa Bejl, deri tani, ka shkëlqyer dhe s’ka zhgënjyer, për CR7 nuk ka qenë një Europian kaq i mirë. Përpos dy golave ndaj Hungarisë, ylli i Real Madridit është kujtuar më shumë për penalltitë e realizuara pas 120 minutash se sa për lojën, aty ku edhe nuk ka lënë gjurmë. “Jemi gati për të vijuar ëndrrën, s’kemi frikë nga asgjë”, është shprehur uellsiani në një deklaratë të fundit, ndërsa Ronaldo preferon heshtjen dhe fokusohet te puna.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image