Ronaldo bëhet qesharak, nuk e pa ndeshjen dhe golin ndaj Milanit: Ishte e vështirë!

Kristiano Ronaldo ka marrë shumë kritika në ditën e djeshme, me sjelljen e tepruar dhe që i kalonte të gjitha limitet e menduara. Ylli portugez ka ikur jo vetëm nga fusha dhe nuk u ul në stol pasi e zëvendësoi Sarri, por zgjodhi të largohej nga stadiumi pa e parë ndeshjen deri në fund dhe pa shijuar realizimin e Dibalës.

Për të mos folur pastaj për festimin me shokët, pasi pavarësisht momentit jo të mirë te kuqezinjtë, por Juventus-Milan është një vitrinë dhe ndeshje që mbahet mend gjithmonë në historinë e Serisë A. Përpara egos së madhe dhe deri diku “të sëmurë”, Ronaldo bëri pikërisht këtë zgjedhje duke u larguar.

Por nga ana tjetër gjithçka shkon mirë në “Instagram”. Sikur asgjë të mos ekzistonte dhe të kishte ndodhur, Ronaldo shkruan: “Ndeshje e vështirë, fitore e rëndësishme”. Megjithatë për të folur rreth kësaj teme ndoshta nuk është ylli i Juventusit personi më i mirë që mund të flasë nga bardhezinjtë për mënyrën sesi u zhvillua loja në fushë, pasi ka ndjekur vetëm 56 minuta. /Sport Ekspres/