Ronaldinjo zbulon strategjinë e Barcelonës: Vetëm një lojtar bën të harrohet Nejmari

0

Përtej problemeve që lindin kur duhen transferuar 222 milionë euro nga një klub në tjetrin, Nejmar do shkojë te PSG dhe tashmë as Barcelona nuk e do më në ekip.

Klubi katalan ka nisur punën për pasardhësin dhe në media çdo ditë tentohet zbulimi i të përzgjedhurit: Mbapé, Dibala, Dembele?

Në fakt, duke gjykuar nga deklarata e Ronaldinjos për Daily Mail, Barça e ka ndarë mendjen: objektivi kryesor është Filipe Kutinjo.

Ish-legjenda e Barcelonës, i cili prej fillimit të vitit punon si ambasador i Barcelonës, thotë: “Ekzistojnë pak lojtarë të aftë të zëvendësojnë Nejmarin dhe Kutinjo është njëri prej tyre. Natyrisht, Liverpuli nuk e lëshoh lehtë dhe tashmë të gjithë e dinë që Barça ka marrë mbi 200 milionë euro për Nejmar, ndaj çdo klub do t’i vendosë çmim stratosferik për objektivat e saj”.

Po Nejmar? Ronaldinjo ka luajtur edhe në Paris, ndaj i nis një mesazh: “Barça është klub më i madh, por tani edhe PSG është në nivel shumë të lartë. I kam thënë Nejmarit të dëgjojë zemrën dhe le të shpresojmë që atë ka bërë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here