Ronaldinjo: Mesi kundër Ronaldos, betejë fantastike për futbollin

Beteja e përjetshme mes ikoave të Barcelonës dhe Real Madridit, Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, është “fantastike për futbollin”, thotë legjenda braziliane Ronaldinjo.

Për më shumë se një dekadë, këta dy futbollistë po dominojnë botën në aspektin individual, por edhe në nivel klubi, ndërkohë që Ronaldo është superior në aspektin e trofeve me kombëtaren.

Mesi e Ronaldo kanë fituar 10 Topa të Artë së bashku, kanë vendosur rekorde pa fund e kanë fituar trofe të panumërt, ndërkohë që debati se cili është më i madhi nuk ka fund kurrë, diçka që i bën mirë si futbollit, edhe vetë lojtarëve në fjalë, mendon Ronaldinjo.

Për Metro US, Ronaldinjo deklaron: “Është një betejë e shëndetshme, që është e mirë për futbollin, sepse janë dy futbollistë që janë gjithnjë aty, për të përcaktuar se cili do fitojë Topin e Artë, për të parë kush do të jetë më i miri në botë. Është një betejë e mirë për futbollin dhe për ata që e duan këtë sport”.

Ronaldinjo është shpallur dy herë Futbollisti i Vitit dhe ka fituar edhe Kupën e Botës, ndryshe nga Mesi e Ronaldo, por për Ronaldinjon radha e Mesit mund të jtë në Rusi: “Ai është në një prej kombëtareve më të mira në botë, nëse i merr një për një janë futbollistë të jashtëzakonshme. Si skuadër nuk kanë shkëlqyer, por në aspektin individual kanë yje, Duhet të kesh respekt për atë skuadër dhe Mesi do të jetë sërish më i miri”.

Ndërkaq, Ronaldinjo ka folur edhe për dëmtimin e Nejmarit: “Dëmtimet asnjëherë nuk janë të mirëpritura, por mendoj se në këtë rast është diçka e mirë, sepse kështu Nejmar do ketë kohë të rikuperojë forcat për të qenë në maksimum në Kupën e Botës. Jeta e një futbollisti është të jetojë ndeshje pas ndeshjeje, ditë pas dite dhe mendoj se askush nuk po mendon për Kupën e Botës, të githë shohin Champions League dhe fundin e kampionateve, siç është e drejtë të ndodhë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *