Ronaldinjo Jr. nis rrugëtimin në futboll

0

Djali i Ronaldinjos është lojtari i Kruzeiros, mbasi ka kaluar provën me ekipin brazilian. 13-vjeçari, Zhoao Mendez, është bashkuar me të rinjtë e ekipit, por u përpoq të fshihte faktin, që është djali i ikonës së Brazilit.

Ai provoi të bashkohej me PSG, një nga ish-klubet e babait, dhe u stërvit në bazën e ekipit francez në Brazilia, para se të arrinte marrëveshjen me Kruzeiron. Zhoao Mendez shihet si një futbollist premtues dhe ai u paraqit me nënën e tij dhe Horge Uashington, i cili është pjesë e klubit brazilian.

Siç citon “Globo”, djaloshi u përpoq ta fshihte identitetin e tij të vërtetë, sepse dëshironte që ta fitonte vendin e tij në ekip me meritë dhe mos të ndikonte fakti që ishte djali i Dinjos së famshëm. Mosha 13-vjeçare nuk ia lejon të firmosë një kontratë zyrtare, por Mendez është në rrugë të mbarë për të nisur një karrierë të madhe.

Mendez ka ardhur në jetë nga marrëdhënia e Ronaldinjos me Zhanaina Mendez, një ish-balerinë. Martesa e tyre zgjati vetëm dy vjet dhe djaloshi ka vendosur të jetojë më të ëmën, nga e cila ka marrë dhe mbiemrin.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.