Romanjoli: Higuain më i miri në botë, do vazhdoj të qëndroj te Milani

Alesio Romanjoli është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Milanit, teksa italiani që nga ikja e Bonuçit, mban shiritin e kapitenit, duke qenë një lider i padiskutueshëm. Së fundmi, 24-vjeçari ka folur për mediat italiane, duke diskutuar mbi largimin e Higuain si dhe ofertat e shumta që ka pasur në merkato, ku është përfolur që mund të largohet nga “djalli”.

LARGIMI I HIGUAIN – “Unë vazhdoj ta konsideroj si sulmuesin më të mirë në botë. Është zhgënjyese, por ai ka bërë zgjedhjen e tij dhe ka vendosur të largohet. E respektoj zgjedhjen që ka bërë. Është mik i imi dhe nëse është i lumtur, atëherë çdo gjë është në rregull. Tani kemi lojtarë të tjerë dhe nuk kemi pse të ndjejmë keqardhje.”

OFERTAT E SHUMTA – “Nuk kam dëgjuar asgjë. Afati i transferimeve është mbyllur dhe jam shumë i lumtur të Milani. Nuk shoh arsye për të ndërruar ekip. Është nder të jesh te Milani dhe për më tepër të jesh kapiten. Jam i lumtur dhe do vazhdoj të jem i lumtur. Dua të qëndroj këtu.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *