Roma “shkërmoq” Beneventon e Memushajt!

Pas gjashtë golave të Napolit, kanë ardhur katër të tjerë nga Roma. Për Beneventon, qëndrimi në Serinë A sa vjen dhe po bëhet më e vështirë dhe, madje, me këto ritme, ndoshta do të duhet një mrekulli për të shpresuar, duke qenë se mes tre ekipeve që rrezikojnë (Benevento, Krotone dhe Verona) vetëm një do të shpëtojë dhe skuadra veroneze është favoritja.

https://www.youtube.com/watch?v=kNUmFSxD8C4

Por, duke iu kthyer sfidës së sotme, skuadra ku aktivizohej Ledian Memushaj, që u rikthye titullar pas pushimit në mesjavë (u la në stol), Roma e Di Françeskos ka fituar me një “poker” dhe në sajë edhe të dy autogolave të Luçionit dhe Venutit. Nuk ndalet as Edin Xheko, me dopietë. Me 9 pikë dhe me një ndeshje për të luajtur, verdhekuqtë tashmë duket se kanë kaluar problemet e fillimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *