Roma shkarkon zyrtarisht Di Françeskon, e zëvendëson një “ish”

Roma po kalon një moment aspak të mirë, teksa pas humbjes shokuese në derbi ndaj Lacios me shifrat 3-0, e pa veten edhe jashtë Championsit një natë më parë, ku u eleminua nga Porto pas kohës shtesë.

Pak momente më parë, Roma ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Eusebio Di Françesko dhe nga mediat italiane raportohet se zëvendësuesi i tij, duket se është gati. Bëhet fjalë pikërisht për Klaudio Ranierin, i cili së fundmi drejtoi Fulhemin në Premier Ligë.

Ky do të ishte një rikthim për trajnerin italian në krye të Romës, teksa kujtojmë, Ranieri e ka drejtuar ekipin verdhekuq nga viti 2009 deri në vitin 2011, ku në një nga sezonet i shkoi shumë pranë titullit kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *