Roma rikthehet e dyta dhe i shtyn festën Juves

0

Lodhja e mesjavës ndaj Monakos do të ndihej dhe gjithashtu qetësia që i jep renditja e lejonin Juventusin ta ulte paksa ritmin në kampionat.

Sot bardhezinjtë u mundën 3-1 nga Roma, në një ndeshje ku nevoja për pikë kishte shumë më e madhe për verdhekuqtë.

Roma ishte pa sulmuesin kryesor Xheko dhe mesfushorin Strotman, të dy të pezulluar, por Juve kishte më shumë mungesa, të gjitha për zgjedhje të Alegrit, i cili ulte në stol disa titullarë, duke përfshirë sulmuesin Dibala.

Gjithsesi, në minutën e 22-të Lemina gjeti golin e Juves, pas një pasimi nga Higuain, dhe u duk se kampionët do të festonin që sot.

Megjithatë, pak minuta më pas De Rosi riktheu ekuilibrin, para se në pjesën e dytë “furtuna” verdhekuqe të godiste me dy gola nga El Sharaui e Naingolan.

Fitorja kthen Romën në vendin e dytë, ndërsa Juve pret Krotonen fundjavën e ardhshme dhe me një fitore shpallet kampion në Torino.

Image may contain: 2 people, textImage may contain: one or more people and text

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.