Roma prezanton blerjen e radhës, një francez për mesfushën

0

Roma arriti të fitonte rivalitetin me Milanin për Xhordan Veretu. Verdhekuqtë bindën Fiorentinën dhe arritën akordin me mesfushorin francez.

Sot është bërë edhe prezantimi zyrtar i 26-vjeçarit. Veretu largohet nga Firence pas dy sezoneve aty dhe tani është gati të nisë aventurën me ekipin e Fonsekës.

Lojtari ka kaluar në huazim me të drejtë blerje për shumën e 19 milionë eurove nga ana e Romës. Gjatë ditës së sotme ka kryer kontrollet mjekësore edhe Amadu Diavara. 22-vjeçari nga Guinea la Napolin për të vazhduar karrierën te Roma, me të cilët firmosi një kontratë 5-vjeçare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.