Roma pikas zëvendësuesin e Manolas, e gjen në Londër

Roma ka humbur Manolas, një prej lotarëve më të mirë të repartit difensiv. Megjithatë, siç raportojnë mediet angleze është në kërkim të Tobi Aldeveireld. Belgu gati në çdo merkato lakohet për të ardhmen e tij. Kjo verë pritet të jetë shumë vendimtare për 29-vjeçarin.
Në kontratën e tij me Totenhem përfshihet një ulje e konsiderueshme e klauzolës së tij. Çmimi i blerjes së Alderveireld deri në datë 26 korrik është 25 milionë paund. Roma është e interesuar për ta paguar këtë shumë dhe sjellë mbrojtësin në “Olimpico”.

Përveç kësaj, verdhekuqtë duhet të kënaqin edhe kërkesat e lojtarit, që nuk janë aspak modeste. Gjithsesi, belgu ka dëgjuar fjalë të mira nga Naingolan dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u transferuar në Serie A.

Objektiva të tjerë të klubit italian janë edhe Mark Bartra dhe Mançini i Atalantës. Klubi kryeqytetas dëshiron të nënshkruajë të paktën me dy mbrojtës qendre këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *