Roma nuk e harron tifozin e plagosur, vjen donacioni i majmë

Sezonin e kaluar të gjithë i kujtojnë trazirat mes tifozëve që ndodhën në Angli, përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale midis Liverpulit dhe Romës. Nga përleshjet, mbeti i plagosur rëndë një mbështetës i të kuqve, Sean Cox, i cili qëndroi dhe në koma për disa muaj.

Lidhur me këtë ngjarje, ditën e sotme klubi i Romës ka njoftuar, se do të bëjë një donacion prej 150 mijë eurosh në drejtim të familjes Cox. Këto para do të jepen për rehabilitimin dhe kujdesin mjekësorë të 53-vjeçarit, baba i tre fëmijëve. Fondacioni “Roma Cares” do të japë 100 mijë euro, ndërsa 50 mijë të tjera do të vijnë nga presidenti i verdhekuqve Xhejms Palota.

Gjithashtu klubi nga kryeqyteti italian ka rënë dakord me familjen Cox që do të bëjë iniciativa të tjera për mbledhjen e fondeve, që do të ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve të vazhdueshme që do të ketë nevojë Sean gjatë periudhës së rehabilitimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *