Roma nis sulmin për Hysajn, gjithçka varet nga një… holandez

Elseid Hysaj dhe agjenti i tij janë në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën. Mbrojtësi shkodran pritet të largohet nga Napoli pas katër sezoneve në San Paolo.

Roma është klubi më i interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit për momentin. Gazzetta dello Sport raporton se verdhekuqtë kanë nisur negociatat me Napolin dhe agjentin e Hysajt.

Nënkampionët e Italisë kërkojnë 20 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin e djathtë. Roma po pret të shesë Rik Karsdorp, holandezin që aktivizohet në të njëjtin rol me Hysajn.

Largimi i tij (mund të rikthehet te Fejnordi) pritet të lirojë vendin dhe të sigurojë një pjesë të mirë të parave për të nisur sulmin final drejt lojtarit të kombëtares shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *