Roma merkato te Augsburgu, synohet pasuesi i Kolarov

0

Roma po mendon të përforcojë mbrojtjen me një lojtar të kampionatit gjerman. Bëhet fjalë për futbollistin e Augsburgut Filip Maks.

Mbrojtësi i krahut të majtë po spikat prej vitesh me ekipin gjerman dhe shikohet si pasuesi ideal i Aleksandr Kolarov, i cili këtë vit do të mbushë 34 vjeç dhe nuk jep garanci për të ardhmen.

Për të blerë kartonin 25-vjeçarit Romës do i duhet të paguajë 25 milionë euro. Sipas “Sport Bild”, drejtuesit  e klubit italian kanë rënë dakord ta paguajnë këtë shumë për lojtarin, por problemi i vetëm është konkurrenca nga ekipet e tjera si Borusia Dortmund dhe disa ekipe të kampionatit anglez.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.