Roma kërkon yllin e Serie A, ka një plan edhe për Zaniolon

Roma do të përballet nesër në mbrëmje kundër Portos në Portugali për të ruajtur fitoren e ndeshjes së parë. Nikolo Zaniolo shënoi një dygolësh në sfidën e zhvilluar në “Olimpico”, përpara se Adrian të mbante hapur shpresat e Portos. Kualifikimi është detyrim për verdhekuqtë, sidomos për trajnerin Di Françesko. Ky i fundit rrezikon shumë postin e tij dhe duhet të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive.

Drejtuesit e klubit po mendojnë dhe për përforcimin e ekipit në verë. Sipas mediave italiane objektivi i madh i Romës është Federiko Kieza. 21-vjeçari po shkëlqen me Fiorentinën dhe admiruesit e tij po rriten. Monçi, drejtori sportiv i Romës, tentoi gjatë verës së kaluar sulmuesin e kombëtares Italiane.

Spanjolli kishte gati disa milionë euro dhe El Sharauin për ekipin viola, por presidenca e Fiorentinës nuk pranoi. Çmimi i Kiezës po rritet dhe nevojiten të paktën 80 milionë euro. Nga ana tjetër Roma ka marrë një ofertë prej 60 milionë eurosh për Zaniolon. Monçi ka arritur akordin me agjentin e lojtarit për të rinovuar kontratën. Mesfushorin e prej një kontratë deri në vitin 2024, një rrogë prej 2 milionë eurosh në sezon pa përfshirë bonuset dhe asnjë klauzolë largimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *