Roma kampione në Twitter: Ja pse duhet VAR në Champions!

A e dini se Roma në versionin anglisht në Twitter është një ndër faqet më interesante në qarkullim? Klubi verdhekuq ka bërë zgjedhjen e duhur me administratorin e faqes, pasi aty jo vetëm që ka informacion pa fund për Romën, por mbi të gjitha ka shumë humor.

Para pak ditësh në faqen e klubit verdhekuq në Twitter u postua fotoja e mbrojtësit të Kristal Palas në Angli, irlandezi Damien Delanej, i cili u tërhoq nga futbolli. Mesazhi i Romës habiti Europën: GrazieDamien. Falënderim për çfarë, ç’lidhje ka ai futbollist me Romën? Mister, por ndërkohë në Irlandë faqja e Romës u bë e famshme në pak orë.

Para dy ditësh Roma postoi një video që është para nga 1.4 milionë persona deri tani dhe është shpërndarë 25 mijë herë në Twitter. Videoja titullohet: “Ja pse duhet VAR në Champions League”, duke iu referuar polemikës pa fund mes Roma-s dhe UEFA-s në lidhje me arbitrimin e Roma-Liverpul.

Një gjetje fantastike, që ka bërë për vete të gjithë, shihni vetë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *