Roma ka një gur të çmuar, ankandi fillon me ofertë nga Anglia

0

Nikolo Zaniolo është një prej talenteve më të mëdha të këtij brezi të artë që po lind në Itali. Mesfushori i Romës ka treguar se është një futbollist, që ja vlen të shpenzosh shumë për ta marrë në skuadër. Djalosh i pjekur, cilësi të jashtëzakonshme, një siguri për të tashmen dhe të ardhmen.

Sipas “Calciomercato”, Totenhem e do me çdo kusht djalin e artë të Romës. Ata kanë nisur një ofertë prej 40 milionë eurosh drejt klubit italian. Shifër, që me do të pasohet nga një rritje e ndjeshme, pasi drejtuesit romanë pretendojnë të fitojnë më shumë për të.

Ndërkohë, “Spurs-at” duhet të mposhtin konkurencën e një gjiganti si Juventus. Kampionët e Serie A ka kohë që e kanë në shënjestrën e tyre djaloshin dhe vështirë se e lënë t’u ikë nga duart. Mediet vendase raportojnë se Paratiçi dhe Nedved kanë nisur bisedimet për të pregatitur ofensivën finale për shërbimet e 19-vjeçarit.

Zaniolo me fanellen e Romes
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.