Roma i merr Çelsit vendin e parë

0

Verdhekuqtë kanë mundur Karabakun 1-0, teksa Çelsi është ndalur në shtëpi nga Atletiko e Madridit dhe ka zbritur në vendin e dytë. spanjollët në Ligën e Evropës

Grupi C ka zgjidhur dilemat e veta, Roma e ka mbyllur e para në grup, Çelsi i dyti, teksa Atletiko ka përfunduar në Ligën e Evropës. Në një grup ku spanjollët dhe kampionët e Italisë e kanë nisur si favoritë, Roma ka qenë surpriza e madhe, që jo vetëm ia ka dalë të kualifikohet, por ka siguruar dhe vendin e parë në grup pas fitores në ndeshjen e fundit kundër Karabakut dhe barazimit në Londër mes Çelsit dhe atletikos. Nënkampionëve të Italisë i ka mjaftuar një gol i nga Diego Peroti në pjesën e dytë për të thyer rezistencën e azerëve, që nuk kanë pasur në formacion Ansi Agollin.

Romës i mjafton një gol – Trajneri i Romës Euzebio di Françesko para ndeshjes deklaronte se çdo gjë ishte në dorën e italianëve për t’u kualifikuar. Dhe në fund Roma e tij nuk ka dështuar. Gjithsesi kundër azerëve nuk ka qenë dhe aq e thjeshtë sa mund të duket në fund. veçanërisht pas 45 minutave të para që kanë lënë për të dëshiruar. Në të dytën Roma ka shtuar ritmin dhe tetë minuta nga starti i kësaj pjese Diego Peroti ka kaluar në epërsi italianët. Praktikisht ndeshja në “Olimpico” ka mbaruar këtu, sepse Karabaku nuk ka dhënë shenja reagimi. Ndaj të gjithë veshët kanë qenë nga Londra, ku në “Bridge” po luhej një betejë mes Çelsit dhe Atletikos…

Çelsi lëshon kreun në fund – Interi më i madh në grup pa diskutim ishte në ndeshjen në Londër. Atletiko ishte e dënuar për të fituar dhe shpresuar në ndonjë mrekulli. Çelsi nga ana e vet kërkonte të ruante vendin e ëparë. Në fund të 45 minutave të para jo shumë të bukura gjithçka ka shkuar sipas planit të kampionëve të Anglisë. Por goli i Romës në fillimin e pjesës së dytë (53’) ka ndryshuar dhe sfidën në “Stamford Bridge”. Çelsi në këtë moment është i dyti… Filipe Luis nga ana tjetër godet shtyllën për spanjollët. Në minutën e 56-të Atletiko i përgjigjet Romës, duke kaluar në epërsi ndaj Çelsit. Por një gol që vlen pak, duke parë epërsinë e Romës. Konte ndërhyn në ekip duke freskuar sulmin dhe kampionët e Anglisë reagojnë fuqishëm. Morata, Kristensen e Hazard përplasen me “murin Oblak”. Goli i Çlsit duket në ajër dhe vjen 15 minuta nga fundi kur Saviç shënon në portën e tij. Çelsi është ende i dyti, por kthehet në lojë për vendin e parë. Pas golit të barazimit skuadra e Kontes “derdhet” e gjitha përpara duke krijuar dhe shpërdoruar raste të pabesueshme. Morata (77’), Uillian (83’), Batshuai (90’+2) shpërdorojnë raste flagrante, duke dënuar Çelsin ta mbyllë i dyti në grup dhe të kryqëzojë gishtat për shortin e së hënës së ardhshme. Roma nga ana tjetër feston vendin e parë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image