Roma e zyrtarizon, Toti e mbyll me futbollin e luajtur

0

Françesko Toti do ta mbyllë me futbollin e luajtur në fund të sezonit aktual. Lajmi është zyrtarizuar nga drejtori i ri sportiv i Romës, spanjolli i famshëm Monçi.

Ky i fundit, i transferuar ditët e shkuara nga Sevilja në kryeqytetin italian, ka shpalosur sot strategjinë e klubit për të ardhmen, duke zbuluar edhe të ardhmen e kapitenit legjendar.

“Kur lashë Seviljen, mora ofertën e Romës dhe mendoj se është një skuadër që ka hapësira të mëdha përmirësimi. Nuk po e nisim nga zero dhe mund të përmirësohemi ndjeshëm e të ëndërrojmë”.

E ardhmja e Totit: “Kam vetëm një javë këtu dhe e di që ky është sezoni i fundit i Françeskos si futbollist. Më pas e pret një kontratë si drejtues. Unë i kërkoj që të qëndrojë pranë meje, sepse Toti është Roma dhe dua të mësoj çfarë është”.

Për De Rosin: “Shpresa dhe dëshira janë të njëjta. Kam biseduar me të, është një lojtar dhe djalë i shkëlqyer. Ne duam të vazhdojmë së bashku, për të arritur objektivin e përbashkët”.

Një emër që synohet në merkato: “Kesi, është një lojtar i shkëlqyer, që Roma e ndjek prej kohësh dhe unë e njoh mirë. Është vetëm fillimi, të shohim ç’do të ndodhë”.

Spaleti: “Është një nga arsyet pse zgjodha Romën. Shpresoj që të qëndrojë te Roma”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image