Roma dhuron spektakël, Peskara zyrtarisht në B

0

Lacio fitoi pastër në fundjavë, Roma iu përgjigj po me goleadë dje në Peskara dhe derbi i fundjavës në kryeqytet parashikohet mjaft i nxehtë. Pas gabimit të Napolit në Sasuolo, roma kishte një shans ideal për t’u shkëputur në vendin e dytë dhe nuk gaboi, duke triumfuar 4-1 në Peskara. Një ndeshje me një drejtim, pasi verdhekuqtë dominuan tërësisht, edhe pse Peskara e Xemanit rezistoi deri në fundin e pjesës së parë, kur Naingolan e Strotman brenda një minute mbyllën ndeshjen.

Në pjesën e dytë erdhën edhe dy gola nga Salah, duke bërë që ndeshja të përfundonte pas një ore lojë, ndërsa Peskara shënoi golin e nderit në minutën e 83-të me Benali, shërbyer nga Memushaj. Për Peskarën është goditja finale në një sezon dëshpërues, sepse tashmë ka zbritur sërish në Serinë B, duke mos ia dalë mbanë të rezistojë mes të mëdhenjve. Për Romën vendi i dytë duket shumë pranë, por sezoni do të konsiderohej pozitiv vetëm nëse fitohet derbi në fundjavë, për t’u veçuar është sjellja e Edin Xhekos, i cili në minutën e 71-të u zëvendësua nga Grenier dhe boshnjaku dëshironte të shënonte, ndaj i nervozuar ofendoi trajnerin Spaleti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.