Roma blindon yllin e saj, kontratë e re dhe gjashtëfishim page

Roma ra dakord me Interin verën e vitit të kaluar që të largonte drejt zikaltërve Raxha Naingolan. Në këmbin, klubi verdhekuq përveçse parave, mori edhe Davide Santon e Nikolo Zaniolon. Pikërisht ky i fundit ka treguar një rendiment të jashtëzakonshëm, duke qenë një ndër lojtarët kyç të ekipit të tij.

Për këtë arsye, drejtuesit kryeqytetas kanë nxituar t’i ofrojnë mesfushorit një kontratë të re, pasi shumë klube të mëdha janë vënë në ndjekje të tij. Sipas “Gazzeta dello Sport”, kontrata e re e Zaniolos do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2023 dhe paga e 19-vjeçarit do të 6-fishohet.
Aktualisht, italiani merr vetëm 300 mijë euro në sezon, që është një shifër absurde për kontributin që ai ka dhënë, kështu që tashmë me firmosjen e kontratës së re, Zaniolo do të përfitojë gati 2 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *