Roma bën goditjen e katërt, Klajvert Jr në Romë!

Ajaksi përfiton rreth 20 mln euro dhe mban 9% të vlerës së kartonit në rast rishitje

0

Roma nuk përmbahet në merkato dhe – pasi ka arritur të zyrtarizojë Kristanten, Çoriçin dhe Markanon – në ditën e djeshme ka kryer edhe një tjetër goditje të rëndësishme: bëhet fjalë për Xhastin Klajvert, i datëlindjes 1999, i cili transferohet nga Ajaksi në shkëmbim të 20 milionë eurove.

I riu holandez, i biri i legjendës Patrik, pritet të mbërrijë në Romë sonte. Vizitat mjekësore dhe firma vetëm nesër.

Drejtori sportiv Monçi, shumë aktiv këto javë, kryen kështu një tjetër lëvizje, teksa “në shënjestër” ka edhe disa të tjera, edhe pse priten gjithashtu edhe shitje “big”, nga një mesfushor (Naingolan?) dhe një sulmues krahu (El Sharaui?).

Klajvert është vetëm 19 vjeç dhe pas një sezonis i protagonist në Amsterdam, është gati për hapin e madh. i ati ka veshur fanellën e Milanit në Serinë A shumë vite më parë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.