Roland Luçi ndjen rrezikun: Politika po kërcënon futbollin!

Roland Luçi nuk mbahet për ndonjë mbështetës të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe shpesh ka qenë mjaft kritik në qëndrimet e tij, por ish-futbollisti dhe trajneri i njohur tashmë del kundër kandidimit të Bashkim Finos për kreun e Federatës.

Asgjë personale, asnjë simpati për Dukën, por Luçi është i qartë: Politika po mbërthen keqas futbollin dhe ky është një rrezik tepër i madh.

Me një postim në Facebook, Luçi ka bërë të qartë mendimin e vet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në FSHF…

POSTIMI

FSHF dhe testi edvinist

Gazi mashtroi Olsin, Olsi i fryu ne vesh te vellait dhe ky hodhi ne ring Baçin – kjo eshte njera ane e medaljes.

Ana tjetër është provokimi kryeministror ndaj biznesit te lidhur me futbollin dhe sidomos testimi i koduar që Edi do që t’u bëjë “besnikëve” të vetë, bashkiake.

Futbolli, si një nder simbolet e pakta qe është ne gjendje te dali jashte kontureve shtetërore dhe të ngrejë peshe shqiptaret kudo qe janë po sfidohet nga një xhuxhmaxhuxh politikisht i telekomanduar qe lidhjen me botën e sportit e argumenton me të qenit tifoz!

Mbas një muaji do te përjetojmë momentin kur “besniket” do ja dredhin, kur sipermarrja sportive do te tregoj dinjitet, kur faktorët votues do te demonstrojnë pavarësi, kur dorashkës politike futbolli duhet t’i përgjigjet me peshqirin e knockout-it te hedhur drejt topolakut të gënjyer e të përdorur edvinisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *