Rojs: Sivjet do fitojmë titullin dhe Kupën

“Borusia do ta mbyllë kampionatin në vendin e parë dhe e duam gjithashtu që trofeun e Kupës ta mbajmë në Dortmund”. Kështu është shprehur Marko Rojs në një intervistë të fundit. Edhe pse është i dëmtuar, ai e ndjek skuadrën dhe i duket mirë.

“Po luajmë futboll shumë të mirë. Kështu duhet të vazhdojmë”, – ka shtuar ai. 28-vjeçari po punon fort për të kaluar dëmtimin e gjatë, por nuk nxitohet. “Po ec mirë. Gjithçka po shkon sipas planit, por më duhet edhe pak kohë. Gjëja më e keqe është se duhet të punoj vetëm, por ia vlen. Rikthimi im do të jetë shumë emocional. Po e pres me padurim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *