Rockets likuidojnë Timberwolves, festojnë edhe Clippers

Houston Rockets ka triumfua kundër Minnesota Timberwolves me rezultatin 117-102.  Chris Paul mori skenën, teksa shënoi 25 pikë dhe asistoi 10 herë. Po kaq herë shërbeu edhe James Harden për shokët e skuadrës, ndërkohë që realizoi vetëm 2 pikë, sikurse edhe Clint Capela. Ky i fundit spikati edhe me 13 topat e rikuperuar. Karl-Anthony Towns ishte më i miri për miqtë, teksa shënoi 22 pikë, asistoi 6 herë dhe rikuperoi 10 topa.

Fitore e vlefshme për Los Angeles Clippers, që kaloi me sukses Brooklyn Nets me shifrat 119-116. D’Angelo Russell (32 pikë, 5 asiste, 10 rikuperime) nuk ia doli të përballonte dot forcën e grupit të Clippers. Lou Williams (25 pikë), Danilo Gallinari (20 pikë, 5 asiste, 11 rikuperime) dhe Montrezl Harrell (20 pikë, 1 asist, 10 rikuperime) ishin ata që nderuan vendasit në arritjen e rezultatit pozitiv.

Orlando Magic kaloi me sukses Atlanta Hawks. Kjo ndeshje përfundoi 101-91 dhe ishte Nikola Vuçeviç njeriu i ndeshjes, pasi shënoi  27 pikë, dha 3 asiste e rikuperoi 20 topa. Fitore edhe për Sacramento Kings, që mposhtu Chicago Bulls me rezultatin 129-102.

Orlando Magic-Atlanta Hawks 101-91
Sacramento Kings-Chicago Bulls 129-102
Houston Rockets-Minnesota Timberwolves 117-102
Los Angeles Clippers-Brooklyn Nets 119-116

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *