Robin Krasniqi i jep fund pushimeve, prilli e rikthen në ring

Boksieri shqiptar Robin (Haxhi) Krasniqi do të ndeshet më datë 26 prill me kundërshtarin Stefan Hertel (17 fitore/1humbje). Fituesi i kësaj përballje do të ketë mundësinë e ndeshjes me kampionin gjerman Jyrgen Brehmer.

Krasniqi vjen me një ecuri prej tre fitoresh me vendim unanim. Përballja me Brehmer kërkohet me çdo kusht nga 32-vjeçari, pasi katër vite më parë boksieri gjerman i shkaktoi humbjen e dytë në karrierë në një përballje që përfundoi me nokaut në raundin e nëntë.

Aktualisht Krasniqi ka një rekord prej 49 fitoresh (17 nokaut) dhe pesë humbjesh, ndërsa prej një viti është mbajtësi i titullit kampion të peshave super të mesme (deri në 76 kg) i konfederatës më të madhe evropiane “EBU”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *