Roben: Refuzova Kinën, sepse nuk kam mbaruar si futbollist

0

Arjen Roben sapo ka rinovuar me Bajernin e Mynihut dhe ka zbuluar se ditët e fundit ka refuzuar disa oferta të jashtëzakonshme nga Kina.

Mesfushori holandez ka firmosur me Bajernin deri në vitin 2018 dhe nuk ka ndjekur modën e janarit, sepse në Kinë kanë shkuar për shifra të frikshme lojtarë si Oskar, Karlos Tevez e Aksel Uitsel.

Roben, tashmë 32 vjeç, nuk ka ndërmend të lërë Europën: “Po ia kaloj shkëlqyeshëm te Bajerni dhe luaj në një prej klubeve më të mirë në botë. Nuk e di ku mund të shkoj, me moshën që kam. Një transferim në Kinë do të ishte diçka krejt e re, ndryshe, që do t’i vinte vulën fundit të karrierës sime, ndërsa unë dua të vazhdoj të luaj në nivelet më të larta, sa të jetë e mundur.

“Është diçka e çmendur ajo që po ndodh në Kinë, ata ofrojnë shifra të çmendura. Edhe unë kam marrë disa oferta dhe janë aq shumë para, saqë nuk mund të qëndrosh indiferent. Ata ofrojnë 4,5 ose 6 herë më shumë se paga që merr aktualisht në klubin tënd. Megjithatë, paraja nuk ka qenë asnjëherë motivimi im kryesor. Kjo është arsyeja pse kam pasur një karrierë kaq madhështore. Për mua është futbolli prioriteti.

“Nuk i kuptoj futbollistët që shkojnë në Kinë në moshën 27-28 vjeç, kur janë në kulmin e karrierës. Është një karrierë e çuar dëm, sepse vetëm atë ke. Ndoshta mund të kuptoj futbollistët që shkojnë në Kinë pasi i kanë kaluar të 30-at”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image