Roben për talentin Odoi: Duhet ta meritojë fanellën e Bajernit!

0

Talenti i Çelsit, Hodson-Odoi nuk ka rinovuar me “Blutë e Londrës” dhe mediat janë të sigurta për kalimin e tij te Bajerni i Mynihut, për një shumë prej 30 milionë eurosh.

Odoi shihet si pasuesi ideal i Arjen Roben, i cili do e mbyllë me Bajernin pas më shumë se një dekade. “Holandezi fluturues” ka folur në lidhje me ardhjen e talentit në Mynih, si dhe për faktin që atij mund t’i besohet fanella e tij, ajo me numër 10.

Për këtë gjë, Roben i dha një këshillë, duke i thënë publikisht se kjo fanellë duhet merituar: “E kam ndjekur Odoin kohët e fundit dhe dua të them se është një nga lojtarët më premtues në Evropë për momentin.

Ka të gjitha të dhënat dhe cilësitë për t’ia dalë, por duhet punë dhe përkushtim. Kam shumë këshilla për të, por më e rëndësishmja është ta meritojë fanellën e Bajernit. Shumë djersë dhe gjak derdhet për këtë fanellë dhe në momentin që Odoi do e kuptojë këtë gjë, atëherë do të jetë shumë i suksesshëm”,- tha veterani i Bajernit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.