Roben: Ndoshta sezoni im i fundit, futbolli nuk njeh moshë

0

Arjen Roben ka fituar gjithçka ç’mund  të fitojë një futbollist me Bajernin e Mynihut. Teksa po luan sezonin e tij të dhjetë me kampionët e Gjermanisë, 34-vjeçari e pranon se koha e tij në Bavari është drejt përfundimit.

“Ndoshta ky është sezoni im i fundit me Bajernin, por ndoshta dhe jo. Për sa kohë jam këtu do mendoj vetëm për të fituar tituj dhe asgjë tjetër”, tha Roben, i cili foli dhe për kolegun e tij Riberi, që ka marrë shumë kritika pas krizës së rezultateve që ka kapur ekipin bavarez.

“Unë dhe Riberi jemi akoma të vlefshëm. Shoh që diskutohet mosha, por për mua ajo s’ka rëndësi. Në futboll ka vetëm mirë ose keq, jo i ri ose i vjetër. Ndihem më në formë se kurrë. Kemi bërë një përgatitje të mirë këtë javë dhe do të japim gjithçka si çdo herë tjetër”, përfundoi Roben

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.