Roben: Ja ç’duhet bërë për të mposhtur Realin

0

 

Mesfushori ka një të kaluar në Madrid dhe kështu ndihet i motivuar për të mposhtur “Galaktikët”. “Duhet besim dhe pasion”

Arjen Roben është po aq i motivuar sa në vitin 2013 për të fituar Ligën e Kampionëve dhe tripletën. Mesfushori i Bajernit më parë ka luajtur te Real Madridi, por atje nuk pati sukses. Dy ndeshjet çerekfinale me madrilenët në këtë muaj do të jenë një tjetër shans, që ai të tregojë se në “Santiago Bernabeu” duhet të jenë penduar që e kanë shitur për “vetëm” 24 milionë euro. Në një intervistë për mediat spanjolle, anësori i rekordmenëve është shprehur se po i pret me padurim përballjet me Real Madridin dhe se nuk frikësohet aspak nga fakti që Kristiano Ronaldo me shokë janë kampionë Evrope në fuqi.

Deklarata

“E kaluara ime? Po, kam qenë lojtar i Real Madridit dhe e pranoj se nuk luajta dot gjatë atje, por ama ai klub është pjesë e së kaluarës sime. Kam kaluar dy vite atje. Në karrierën e një futbollisti profesionist është gjithmonë bukur të thuash se ke luajtur me Real Madridin. Kjo ishte një kohë e bukur, por tani mendja ime është e vendosur në ndeshjen e së mërkurës. Ajo që ka rëndësi është ta kalojmë me sukses turin çerekfinal të Champions-it, asgjë më shumë”, – u shpreh 33-vjeçari, i cili pritet të jetë titullar në ndeshjen e nesërme në “Allianz Arena”.

I pyetur nëse do të dëshironte që në shortin e Nionit goglat të përcaktonin një skuadër tjetër rivale dhe jo Real Madridin, Roben është përgjigjur ashtu siç nuk pritej. “Unë jam një person, që i marr shumë thjesht këto gjëra. Në fund të fundit këtë fat patëm nga goglat e shortit. Nëse doni të fitoni Ligën e Kampionëve, herët apo vonë ju duhet të mposhtni kundërshtarë të mëdhenj.” Pra, me pak fjalë, Roben nuk shqetësohet nga madrilenët.

Në fund, i pyetur për shanset kundër skuadrës së drejtuar nga Zinedin Zidan, mesfushori ka theksuar se kjo nku arrihet lehtë, por disa veçori të Bajernit mund të bëjnë diferencën. “Të luash me ata është e ndërlikuar, sepse madrilenët kanë një nga ekipet më të mira në botë, me lojtarë të klasit botëror. Do të jetë e rëndësishme për të dalë me besim dhe pasion në fushë. Të përpiqemi të imponojmë stilin e lojës sonë.

Dhe ne kemi arsye për ta bërë këtë, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të përulur. Kemi nevojë për ta filluar lojën me pasion, agresion dhe të provojmë minutë pas minute se duam ta fitojmë këtë ndeshje. Ky është muaji ku ne duhet të jemi të shkëlqyeshëm. Besoj e patë që ndaj Dortmundit ishim shumë mirë. Personalisht ndihem gati për sfidat me Realin dhe nuk kam aspak droje për atë që mund të ndodhë.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here