Roben gati për Liverpulin: Short fantastik, të gjithë i ëndërrojnë këto ndeshje

0

Liverpul-Bajern Mynih është një nga çiftet më të forta të Champions Ligës. Dueli gjermano-anglez pritet të jetë i zjarrtë dhe spektakolar.

Arjen Roben paralajmëroi para disa ditësh se ky do të jetë sezoni i tij i fundit ne Bavari dhe ai ëndërron ta mbyllë me sukses. Shorti u tregua i pamëshirshëm me ekipin e Kovaç, por holandezit nuk i intereson shumë.

34-vjeçari po i pret me padurim dy ndeshjet përballë Liverpulit të Klopit dhe tregon se çdo futbollist ëndërron të luajë këto lloj takimesh.

Një short i madh, Liverpul është zhvilluar shumë dhe ka një skuadër fantastike. Ata kanë lojtarë të mëdhenj, kreativitet dhe një grup solid. Atmosfera në Anfield do jetë e zjarrtë. E përsëris, është një short i madh, çdo lojtar i ëndërron këto ndeshje“, thekson Arjen Roben.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.